Zyrtarja koreane e fyen Pence, i jep këtë epitet!

Duket se mbas ‘pranverës’ mes SHBA’ve dhe Koresë së Veriut asht rikthy retorika e ashpër.

Mbas lajmit se takkimi Trump-Kim Jong mundet me dështue, zyrtarët e vendeve kanë rikthy fyemjet dhe pëprlasjet e ashpra.

Nji zyrtare e naltë koreane e quejti Zv.Presidentin amerikan Mike Pence “budallë”.

Choe Son-hui tha se Pheniani “nuk ka me lutë SHBA’n për dialog e as nuk ka me u përpjekë me bindë atë me ndjekë bisedimet”.

Zyrtarja ka paralajmërue se Korea asht gati për konlfikt bërthamor nëse dështon diplomacia.

Në nji artikull të publikueme në agjencinë e lajmeve KCNA, ajo tha se Pence ka ba “deklarata të shfrenueme dhe të pahijshme” në media në ditët e fundit, përfshi komentet e tij se Korea e Veriut “mundet me përfundue si Libia”.

Kujtojmë se kjo asht referencë për ish-udhëheqësin libian, Muammar Gaddafi, i cili asht pajtue me dorëzue armët e shkatërrimit në masë në vitin 2003 dhe ma vonë asht vra nga rebelët e mbështetun nga Perëndimi.

 

Shperndaje në: