Lajm i mirë nga Zvicra, po kërkohen punëtorë, këto janë profesionet

Firmat zvicrane janë ankue për mungesë të fuqisë puntore.

Nji studim i ri ka nxjerrë në pah vendet e punës të cilat këto firma kanë ma shumë vështirësi me i sigurue.

Dixhitalizimi i teknologjisë në rritje dhe forca punëtore në moshë të shtyme ka ba që Zvicra me pasë mundësi që të përballet me deficit në treg për rreth gjysë milioni punëtorë deri në vitin 2030.

Ky deficit asht vërejt nga kompanitë zvicerane, sidomos për sektorët që kërkojnë ma shumë aftësi.

Kështu tregon raporti i ri i agjencisë së rekrutimit Adecco dhe Universitetit të Cyrihut.

Në tre mujorin e parë të këtij viti, ma së shumti punëtorë në Zvicër janë kërkue në sektorët e maposhtëm:

1) Këshilltarë për taksa apo politika të trustit
2) Inxhinierë
3) Mjekë, infermierë dhe farmacistë
4) Pozicione për IT
5) Pozicione juridike
6) Mësimdhanie dhe edukim
7) Menaxhim dhe shërbime publike

 

Shperndaje në: