Kambëngul Qeveria: Veç kështu ka me u formue ASK

Qeveria e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vucic ka deklarue se kusht për me vazhdue dialogu mes Kosovës dhe Serbisë asht formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Por, nji deklaratë e tillë, siç duket nuk asht tue e shqetësue aspak Qeverinë e Kosovës.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë deklarue për Indeksonline se në Kosovë nuk bahet siç kërkon apo deklaron Vucici.

Simbas tyne, Asociacioni ka me u ba në bazë të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.

“Në Kosovë nuk bëhet ajo që deklaron presidenti serb Vuçiq, por ajo që vendoset nga institucionet legale kosovare. Asociacioni do të bëhet ekskluzivisht në bazë të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese të vendit”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Ndërkaq, sa i përket dialogut mes dy vendeve, në këtë përgjigje thuhet se përmbyllja e dialogut dhe njohja e dyanshme kishte me përshpejtue krijimin e Asociacionit.

“Përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi me njohje reciproke do ta përshpejtonte krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe jo e kundërta”, thuhet tutje në përgjigjen e Qeverisë.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme ka thanë se Kosova asht e gatshme me vazhdue fazën e fundit të dialogut me Serbinë.

 

Shperndaje në: