Presidenti nuk e dekreton Radomir Labanin deri në verifikimin e tij të plotë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do ta dekretojë Radomir Labanin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Zyra për informim e Presidencës ka thanë për Radio Europa e Lirë se dekretimi nuk ka me ndodhë deri në kryemjen e nji verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë.

“Mund ta konfirmojmë se për shkak të dyshimeve të ngritura për te kaluarën e z.Laban, Presidenti i Republikës së Kosovës nuk do ta bëjë dekretimin e tij, derisa organet kompetente të sigurisë dhe drejtësisë nuk e bëjnë verifikimin e plotë”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Radomir Laban u propozue nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuen zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Laban asht denue nga autoritetet serbe me gjashtë vjet burgim nën akuzën për marrje ryshfeti.

Shperndaje në: