Kurti e nis tryezën me kritika për Haradinajn e Thaçin

Ka nis tryeza e subjekteve politike e thirrun kësaj here nga Lëvizja Vetëvendosje.

Tryeza po mbahet në ambientet e Kuvendit.

Fjalën i pari e mori kryetari i partisë e cila ka thirrë këtë tryezë, Albin Kurti, i cili tha se Kosova nuk mundet me vazhdue me qeveriset nga nji pakicë parlamentare.

Kurti fjalën e nisi me kritika për Qeverinë Haradinaj e Presidentin Thaçi.

“Çka din ky kryeministër. Atë e ka marrë Thaçi me qira për Demarkacionin. Nëse ka veç pak etikë, ai duhet të jap dorëheqje e vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ky kryeministër për karrige e bën edhe Zajednicën”, ka thanë Kurti.

“Haradinaj duhet të japë dorëheqje, ose ne si opozitë në Kuvend e iniciojmë mocionin e mosbesimit”, tha tutje Kurti.

Përndryshe, PDK,  AAK, Nisma dhe PSD, janë shpreh kundër që temë kyçe e tryezës së partive politike të thirrun nga VV, me qenë konsensusi për zgjedhje të parakohshme, VV-vazhdon me insistue që kjo temë, duhet me qenë temë qendrore e tryezës.

 

Shperndaje në: