Deda: S’janë 61 vota për rrximin e Qeverisë

Deputeti Ilir Deda në tryezën e partive politike të organizueme nga Lëvizja Vetëvendosje tha se megjithëse si opozitë janë të interesueme për zgjedhje, nuk i kanë 61 vota për rrximin e Qeverisë.

Ai tha se për këtë tryezë ka qenë e parapame që temë e diskutimit me qenë dialogu me Serbinë, e jo zgjedhjet.

”Albin, kjo tryezë nuk e rrëzon qeverinë. Nuk i kemi 61 deputetë për të rrëzuar qeverinë”, u shpreh Deda.

Ai tha se ligji ekzistues i zgjedhjeve nuk e garanton mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Deda tha se temë primare ishte dashtë me qenë dialogu me Serbinë dhe simbas tij aktualisht asht nji kidnapim i procesit nga nji njeri në këtë dialog, raporton Telegrafi.

Simbas tij, nëse nuk merren vesh si parti politike se kush ka me udhëheqë me dialog, atëherë me të kanë me vazhdue me u marrë Presidenti Hashim Thaçi.

 

Shperndaje në: