Dua Lipa në konferencën e UEFA’s, qe sa i kushtoi fustani i kuq me pika!

Dua Lipa asht emni që pritet me ba hapjen e madhe të finales së Champions League këtë të Shtunë, ku ndeshen Real Madrid me Liverpool.

Lipa ka me knue në ceremoninë hapëse që oranizohet nga Pepsi, e gjatë së Ejtes ajo ka zhvillue edhe konferencën për shtyp, ku u shfaq rrezatuese.

Me flokët e shkurta në stil francez, kangëtarja Lipa u prezentue me nji fustan të kuq me pika, i cili i ka kushtue edhe shumë.

Simbas faqes shqiptare në Instagram, fustani i Duas asht i punuem nga dizajnerja Marianna Senchina, e kangëtares i ka kushtue 850 euro. /Prive.al

Shperndaje në: