Kush po thotë se, tryeza e thirrun nga Vetëvendosje i tensionon raportet

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thanë se meqë tryeza e sotme filloi me aktakuza, atëherë Nisma për herë të fundit merr pjesë në tryeza që flasim për zgjedhje dhe kurdo që opozita t’i ketë numrat, le ta baj mocionin e mosbesimit.

Ai në tryezën e subjekteve politike të thirrun nga VV, tha se nisma e LDK m’u ulë në tavolinë dhe me bisedue u mirëprit me qëllimin se këto tryeza nëse asgja mos të arrihet, të shtensionohet situata politike, ndërsa kjo tryezë i tensionon ato raporte.

“Ideja është që të flasim në mënyrë konstruktive. Meqë filluam me aktakuza e akuza atëherë Nisma për herë të fundit merr pjesë në tryeza që flasim për zgjedhje. Kurdo që ti keni numrat bëjeni mocionin e mosbesimit”, tha ai.

Shperndaje në: