Kështu Haradinaj i kundërpërgjigjet Kurtit!

Kryeministri i Kosovës i asht kundërpërgjigjë akuzave të liderit të VV’s, Albin Kurtit, i cili tha se kryeministri s’dinë asgja dhe asht marrë me qira nga Thaçi për Demarkacionin. Gjithashtu, Kurti tha se ai duhet me dhanë dorëheqje menjiherë.

Haradinaj në nji konferencë të sapombajtun për media tha se Kurti asht i papunë dhe prandaj po nxit tema.

Por sidoqoftë, kryeministri tha se po e kupton Kurtin, sepse edhe vet ka kalue nëpër këtë fazë, por që tash nuk ka kohë të merret me ksi çashtjesh sepse ka shumë detyra.

“Zotri Kurti është pak si i pa punë duhet mi rikupero dëmet që i ka prej ndarjeve në parti, kam kaluar nëpër ato që ka kaluar ai, prandaj e kuptoj. Unë jam i angazhuar të kryej detyrat e mija për të mirë të vendit”, tha ai.

Ndërkohë, Kurti sot në tryezën e thirrun nga partia e tij ka kërkue dorëheqjen e kryeministrit, dhe ka akuzue Haradinajn për shumë dështime.

“Çka din ky kryeministër. Atë e ka marrë Thaçi me qira për Demarkacionin. Nëse ka veç pak etikë, ai duhet të jap dorëheqje e vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ky kryeministër për karrige e bën edhe Zajednicën”, ka thanë Kurti sot.

Shperndaje në: