Gjermania kërkon punëtorë nga Kosova dhe Shqipnia, qe profesioni i preferuem

Për shkak të mungesës së stafit të infermierisë, shoqata gjermane Bäderverband ka fillue rekrutimin e punoëtorëve të ri nga Kosova dhe Shqipnia. Kjo shoqatë gjatë kësaj vere ka planifikue të sjellë studentë nga infermieria dhe shkencat shoqnore nga Prishtina për në Mecklenburg-Vorpommern.

Simbas asaj që rtl.de raporton, nëse gjithçka shkon simbas planit të kësaj shoqate mbas diplomimit, studentët nga Kosova dhe ata nga Shqipnia nga viti i ardhshëm munden me punue në Gjermani. Megjithatë, drejtori i kësaj shoqate, Marianne Düsterhöft, gjatë ditës së sotme në Rostock tha se ende nuk dihet për numrin e saktë të punëtorëve që do të pranohen.

Për m’u ba pjesë e këtij projekti, kosovarët duhen me pasë aftësi profesionale të cilët do t’i nënshtrohen nji testi në Gjermani. Po ashtu, studentët kosovarë mbasi të kenë diplomue duhet të tregojnë edhe aftësitë në gjuhen gjermane.

Shperndaje në: