Shpërthim në depon e naftës në Fushë Kosovë, katër të lënduem

Katër persona kanë mbetë të lënduem si pasojë e nji shpërthimi në nji deponi të derviateve në katundin Miradi të Fushë Kosovës.

Kjo asht konfirmue për Rrokum.tv nga Agron Borovci, zadhanës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Borovci ka thanë se kanë evakuue personelin nga vendi i ngjarjes.

“Rreth ores 14:00 policia ka marrë informaten për një shpeërthim të ndodhur në një nga rezervuaret e një deponie të derivateve në fshatin Miradi komuna e Fushë Kosovës. Policia me të gjitha njësitet e nevojshme si dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thanë Borovci.

“Duke parë rrethanat në vendin e ngjarjes si dhe mundesinë e përhapjes së rrezikut nga zjarri policia ka nisur evakuimin e personelit nga vendngjarja dhe varësisht nga rrjedha mund të bëhet edhe evakuimi i njerëzve nga një perimetër i caktuar që të shmangen pasojat eventuale”, theksoi Agron Borovci.

Shperndaje në: