Pamje nga shpërthimi i deponisë së derivateve në Fushë Kosovë (video)

Një shpërthim në një deponi të derivateve ka ndodhur para pak çastesh në Miradi të Fushë Kosovës.

Katër persona kanë mbetë të lënduem si pasojë e nji shpërthimi në nji deponi të derviateve në katundin Miradi të Fushë Kosovës.

Kjo asht konfirmue për Rrokum.tv nga Agron Borovci, zadhanës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Borovci ka thanë se kanë evakuue personelin nga vendi i ngjarjes.

“Rreth ores 14:00 policia ka marrë informaten për një shpeërthim të ndodhur në një nga rezervuaret e një deponie të derivateve në fshatin Miradi komuna e Fushë Kosovës. Policia me të gjitha njësitet e nevojshme si dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thanë Borovci.

Duke parë rrethanat në vendin e ngjarjes si dhe mundesinë e përhapjes së rrezikut nga zjarri policia ka nisur evakuimin e personelit nga vendngjarja dhe varësisht nga rrjedha mund të bëhet edhe evakuimi i njerëzve nga një perimetër i caktuar që të shmangen pasojat eventuale”, theksoi Agron Borovci.

Shperndaje në: