LIVE: Shpërthimi në Fushë Kosovë, gjendja tejet serioze (video)

Para nji ore ka shpërthye njana nga cisternat e naftës së pompës së derivateve “Al Petrol” në Fushë Kosovë, ku kanë pësue lëndime disa njerëz.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, ato mjekësore dhe të zjarrfikësve.

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka, ka thanë në nji prononcim për Indeksonline se gjendja nuk asht aspak e mirë.

“Gjendja nuk është aspak e mirë, kemi shumë problem me rrymë këtu, me instalimin e ujit që është bërë këtu, e këta të KEK-ut nuk po dojnë ta lëshojnë rrymën për arsyeje të tyre. Pa rrymë nuk kemi kapacitet me e mbuluar rezervuarin fatkeqësisht”, ka thanë Zeka.

Shperndaje në: