Policia jep detaje për 16 vjeçaren që kceu nga kati i 8’të i nji banese

Polica ka dhanë detaje të reja lidhun me vdekjen e nji çike të re, e cila ka kcy nga ballkoni i nji ndërtese të naltë, për motive të cilat nuk dihen ende.

Zadhanësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka konfirmue rastin për Gazetën Metro, ndërsa ka thanë se bahet fjalë për nji çikë të moshës 16 vjeçare.

Siç thotë Berisha, çika ka kcye prej ballkonit të katit të 8’të të nji ndërtese, që përafërsisht ishte rreth 25 metra naltësi.

Tutje, ai thotë se ka dëshmitarë që e kanë pa ngjarjen dhe kanë informue emergjencën, por ishte vonë.

‘Vajza që besohet të jetë e moshës 16 vjeçare ka kërcyer prej ballkonit të katit të 8 të një ndërtese, lartësi rreth 25 metra. Kemi dëshmitarë që e kanë parë ngjarjen, ata edhe kanë informuar emergjencëne spitalit rajonal, por ka qenë vonë për fat të keq,’ tha Berisha.

Shperndaje në: