Trafik kokaine e heroine prej 7 mln eurosh, kqyreni qysh shkatërrohet banda italo-shqiptare (video)

Policia italiane ka egzekutue sot nji operacion antidrogë të koduem “Turizmi i madh”, i cili ka çue në shkatërrimin e nji bande trafikantësh italo-shqiptare.

Në pranga janë vnue 6 persona, 5 italianë e 1 shqiptar si dhe janë shpallë në kërkim ndërkombëtar 3 shqiptarë të tjerë.

Shqiptari i arrestuem asht Armando Ndoja, banues në provincën e Milanos dhe i konsideruem korrieri i besuem i drogës i kësaj bande kriminale.

Droga e tipit kokainë e heroinë trafikohej në territoret e ishullit të Sardengna’s, në rajonin e Calabria’s dhe në Lombardi.

Në krye të kësaj bande qëndronin dy vllaznit nga Sardegna, Luca Arzu e Pino Arzu.

Shperndaje në: