Lajme të mira për Brazilin, kqyreni qysh po stërvitet Neymar (foto)

Lajme të mira për Brazilin rreth 20 ditë nga starti i Kupës së Botës, “Rusi 2018”. Neymar Junior ka nisë të stërvitet me topin, për të kapë sa ma parë formën sportive mbas periudhës së gjatë të riaftësimit.

I operuem në kavilje që në fillim të muejit Mars, sulmuesi i PSG po ban gjithçka për të dhanë kontributin e tij në Botnor.

Kamba e tij asht e fashueme me kujdes, megjithatë 26-vjeçari ka nisë me goditë topin dhe të ushtrohet bashkë me shokët e ekopit.

Shperndaje në: