Vucic paralajmëron serbët për diçka lidhun me zgjidhjen për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka theksue se Kosova ende nuk po i zbaton marrëveshjet e Brukselit.

Vucic ka thanë se serbët duhen me u mësue që të jetojnë me standarde të dyfishta.

Tue folë për Asociacionin, ai tha se për këtë nuk po shfaqin interes vendet që e kanë njoft pamvarësinë e Kosovës.

Madje, ai tha se, interesi i këtyne shteteve asht ta forcojnë pamvarësinë e Kosovës.

“Interesi i tyne ka qenë që ta shtyejnë përpara pamvarësinë e Kosovës, e i joni që ta mbojmë popullin tonë. Mos prisni shumë ma mirë, ka me qenë e vështirë”, tha Vucic.

Shperndaje në: