Shihni momentet e shkatërrimit të bazës së testimeve bërthamore të Koresë Veriore (video)

Atëherë kur bota ishte ba gati për me pa nji takim historik mes Presidentit të SHBA’ve dhe sunduesit të Koresë së Veriut, gjanat morën nji rrjedhë tjetër.

Presidenti Donald Trump e anuloi takimin me Kim Jong-un, për shkak të përplasjeve që ishin shënue ma herët mes dy vendeve.

Megjithatë, të Premten Korea e Veriut tha se asht gati për me bisedue me SHBA në çdo moment e në çdo format.

Vendi komunist lejoi disa gazetarë të huej ma marrë pjesë në shkatërrimin e vend-testimit të armëve bërthamore.

Baza Punggye-ri u shkatërrue përpara syve të gazetarëve të huej.

Megjithatë mbetet për me u konfirmue shkalla e plotë e këtij shkatërrimi.

Ma herët ishte thanë se kjo bazë kishte pësue damtime dhe kishte dalë jashtë funkcionit nga nji shembje.

Kjo i ka ba të huejt skeptikë mbi arsyet e vërteta të shkatërrimit.

 

Shperndaje në: