Rama-protestuesve: Esadisti Basha ju don për nji foto në lajmet e botës

Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale nji thirrje për ata që kanë me marrë pjesë në protestën e nesërme.

Rama përsëriti se protesta bahet kundër integrimit.

Simbas tij, audio-përgjimi asht sajesë esadistësh.

“Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge! Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj nuk e dija që audiopergjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE,” shkruen Rama në Facebook.

 

 

Shperndaje në: