Mohamed Salah ndërpret agjërimin për finalen e Champions’it

Ndryshe nga sa thonin mediat egjiptiane, Mohamed Salah ka ndërpre agjërimin për me qenë 100% në formë për ndeshjen ma të randësishme të sezonit të Liverpool’it, finalen e Champions League.

Sulmuesi i “The Reds”, i cili po mban Ramazan që nga 16 Maji, ka vendos me u kthy në rutinën e zakonshme të tij në mënyrë që të mos ketë asnji justifikim për përballjen ndaj Realit.

Simbas Rubén Pons, fizioterapistit spanjoll të Liverpool’it, Salah agjëroi në grumbullimin në Marbella për këtë supersfidë, por në dy ditët përpara finales së Champions’it asht vendos nji plan i ri për yllin e skuadrës angleze.

“T’Ejten, të Premten dhe të Shtunë nuk ka agjërim për sulmuesin”, tha fizioterapisti për nji radio spanjolle.

Nji ndërpremje e tillë e agjërimit asht e lejueshme mbasi Salah ka qenë në udhëtim.

Ditët munden me u zavendësue mbas përfundimit të Muejit të Ramazanit.

 

Shperndaje në: