Veseli takon Metën: Kosova e Shqipnia po ecin sigurt drejt BE’s

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka fillue vizitën e tij në Shqipni me takimin me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Kryeparlamentari Veseli dhe Presidenti Meta diskutuen gjanësisht për marrëdhaniet midis dy shteteve, tashma të konsolidueme në çdo fushë, me përkushtimin e përbashkët për me i thellue ma tej.

Kreu i Kuvendit të Kosovës potencoi edhe njiherë rolin krucial të Shqipnisë si në fazën e luftës dhe të shtetkrijimit, ashtu edhe të konsolidimit të shtetësisë dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

Veseli tha se Kosova dhe Shqipnia tashma e kanë të qartë aspiratën dhe rrugën të cilën duhet ndjek për me arritë synimin e përbashkët – integrimin euroatlantik.

Presidenti i Shqipnisë, Ilir Meta, përgëzoi Veseli për vendimet e kohëve të fundit të Kuvendit të Kosovës, të cilat, simbas tij, i kanë hap mundësi të reja shtetit të Kosovës në raport me Bashkimin Europian.

Meta tha se Shqipnia vazhdon me mbetë në krah të Kosovës në të gjitha sfidat që ajo ka para vetes dhe se i gëzohet çdo arritjeje të saj, si në planin e mbrendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Shperndaje në: