Trump i bjen pishman, kjo asht tash arsyeja!

Presidenti amerikan Donald Trump tha se takimi i tij me liderin e Koresë së Veriut, mundet ende me ndodhë më 12 Qershor, pamvarësisht se ma herët ai e kishte anulue atë.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mund edhe të takohemi më 12 qershor. Ne po flasim me ta. Ata duan që takimi të mbahet dhe ne do të donim që ai të realizohej po ashtu”, i tha ai gazetarëve.

Nji ditë ma parë, ai fajësoi armiqësinë e hapun të Koresë së Veriut për anulimin e takimit të tij me Kim Jong-un.

Lideri koreano-verior, tha ma vonë se ishte i predispozuem me takue në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.

Zavendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Kim Kye Gwan, tha ndërkohë se vendimi i Trump për me anulue takimin, ishte për me ardhë keq.

Takimi i 12 Qershorit në Singapor,  kishte me qenë i pari në të cilin nji President amerikan në detyrë kishte me u ulë në tryezë me nji lider koreano-verior.

Detajet e takimit tashma në pikëpyetje, ishin të paqarta, por ato kishin me u fokusue te mënyrat e denuklearizimit të gadishullit korean dhe reduktimit të tensioneve.

 

Shperndaje në: