Holanda e Australia thonë se Rusia rrxoi avionin me 298 udhëtarë (foto-vide)

Australia dhe Holanda kanë deklarue që e mbajnë përgjegjëse Rusinë për rrximin e aeroplanit MH17 të Malaysia Airlines më 2014.

Avioni me 298 njerëz në bord që po udhëtonte nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit u rrxue mbasi u godit me nji raketë mbi territoret e Ukrainës ku rebelët rusë kishin marrë kontrollin.

Ekspertët e drejtuem nga Holanda thanë që raketa që vrau krejt udhëtarët i përkiste nji brigade ruse, por Rusia ka thanë që nuk ka lidhje me këtë rast.

Raketa ishte gjuejt nga nji konvoj i rebelëve rusë në lindje të Ukrainës, gjatë trazinaze në zonën Donbass të shkaktueme nga qeveria ruse mbas aneksimit të rajonit të Krimesë.

 

Sistemi raketor Buk i përdorun nga rusët

 

193 nga viktimat ishin holandezë, 43 nga Malajzia, 27 nga Australia, ndërsa viktimat tjera kishin nënshtetësi të Indonezisë, Britanisë, Belgjikës, Gjermanisë dhe Filipineve.

 

 

 

Shperndaje në: