Kjo asht arsyeja pse ju duhet me qendrue në diell

Vitamina D asht mjaft e randësishme me qenë mbrenda normave, mbasi në rast të kundërt, kemi me u përballë me lodhje të vazhdueshme dhe dhimbje muskujsh simbas mjekëve.

Nëse keni këto simptoma, ajo që duhet me ba asht me konsumue ushqime të pasuna më këtë vitaminë.

Por, kjo nuk asht e vetmja gja që këshillohet.

Mjekët thonë se duhet me qendrue sa ma shumë në diell për me thithë rreze nëse keni mungesë të vitaminës D mbasi ai asht burimi ma i mirë.

Por, sigurisht që ju nuk duhet me teprue, shkruen noa.al.

Po ashtu, duhet me shmang pikun e diellit në verë kur shfaqet rreziku i kancerit të lëkurës.

Vitamina D kontrollon nivelin e kalciumit dhe fosfatit, landët ushqyese të cilat sigurojnë fortësinë e eshtnave.

 

Shperndaje në: