Ilir Deda e quen ‘dokument-diktat’ propozimin e Kurtit

ilirdedaaaa

“Dokument-diktat”, e ka quejt deputeti Ilir Deda Propozim-deklaratën e paraqitun sot nga Lëvizja Vetëvendosje në tryezën e subjekteve politike.

Nji kualifikim të tillë Deda e ka ba në rrjetet sociale, mbasi deputetë të Vetëvendosjes paraprakisht kanë komentue tue thanë se ai nuk lejoi që deklarata ku pritej nënshkrimi për dorëheqjen e Ramush Haradinajt ose që me votëbesim me dëshmue se mundet me qeverisë, e ndaloi me kalue te subjektet e radhës.

“Ja edhe unë po reagoj ndaj “kundër-reagimeve”.

Për Albulenën: Letra qëndroi te përfaqësuesi i Lëvizjes për Bashkim, ndërsa pse nuk pat interesim të nënshkruhet nga partitë politike dokumenti-diktat nuk është pyetje për mua. Fakt lehtë i verifikueshëm nga mediat – të gjitha ishin prezente.

Për Zyrën e Presidentit: sa që humbni kohë të shpikni inate personale, lexojeni edhe njëherë Komentarin e Gjykatës Kushtetuese që e pamundëson Thaçin – apo cilindo që mund të ishte President i Kosovës – të negociojë me Serbinë pa mandat të qartë të Kuvendit të Kosovës”, ka shkrue Deda.

 

 

Shperndaje në: