Xhafa e sfidon Bashën nji ditë para protestës në këtë mënyrë

Pak orë para protestës së opozitës në Shqipni, ku ka me u kërkue dorëheqja e Ministrit të Mbrendshëm, mbas publikimit të audiopërgjimit ku thuhet se vllau i tij flet me trafikantë, vjen reagimi nga Fatmir Xhafaj.

Ky i fundit deklaroi se nëse rezulton se audiopërgjimi asht i vërtetë, ka me dhanë dorëheqjen.

 

REAGIMI

 

Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot:

Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm.

Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim.

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin.

Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë? E vërteta është një, dhe vetëm një në këtë rast.

Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund

 

Shperndaje në: