Michelle Obama i publikon memoaret e saj, libri vjen në 25 gjuhë të botës (foto)

Ish- zoja e parë e SHBA’ve Michelle Obama, ka publikue kopertinën e librit të saj me memoare që pritet me u publikue me titull “Becoming”.

Në libër ka me pasë edhe fotografi të cilat nuk i kemi pa kurrë ma parë.

Michelle tashma ka publikue disa nga fotografitë që kanë me qenë në atë libër, ku njana asht nga fëmijëria dhe tjera nga martesa me Obamën.

“Përderisa po e përgatisë publikimin e librit këtë vjeshtë, shpresoj që do t’i përjetoni si ngjarje tuaja dhe të besoni se se çfarë do që dëshironi të arrini mund të arrini po të dëshironi. Rrëfimi juaj është ajo që e keni tani dhe që gjithmonë do ta keni”, ka shkrue Michelle poshtë fotografisë në profilin e saj në Instagram.

Libri ka me u publikue në Nandor në 25 gjuhë të botës.

1 milion kopje kanë me u dhurue në organizatën “First Book”.

 

Shperndaje në: