Serbia nuk ndrron qëndrim karshi Ushtrisë së Kosovës

Serbia nuk e pranon, as nuk ka me pranue në të ardhmen transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosuna të Kosovës.

Kështu tha sot Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin gjatë nji takimi me kongresistin amerikan, gjeneral-brigadier Stiven Stajversom nga Garda Kombëtare Ohio.

Simbas Vulinit, Ushtria e Kosovës përban shkelje të randë e të gjitha marrëveshjeve të maparshme dhe do të ketë ndikim negativ për stabilitetin e rajonit, përcjell lajmi.net

Nga Serbia vazhdimisht ka deklarata të tilla se nuk kanë me përkrahë formimin e Ushtrisë së Kosovës, mirëpo kjo çashtje ka gjet mbështetje nga shtetet e Quint’it, përfshi SHBA’t e NATO’n.

Ata thonë se ushtria duhet me u formue por me ndryshime kushtetuese.

Por, për me ba ndryshime kushtetuese duhet edhe vota e serbëve në Kuvend, të cilët refuzojnë me pranue që Kosova me pasë ushtrinë e saj.

 

 

Shperndaje në: