Putin pret Dodikun: Rusia mbështet Republikën serbe të Bosnës

Presidenti i Republikë Serbe të Bosnes, Milorad Dodik u takue sot në Shën Petersburg me homologun rus, Vladimir Putin.

Siç njoftojnë mediat serbe, Putin i ka thanë Dodikut se “Rusia e përkrah fuqishëm Republikën Serbe, tue respektue marrëveshjet e Dayton’it”.

Dodik i bani thirrje Putinit për me vizitue Banja Llukën. Po ashtu në takim u bisedue për pikëpamjet mbi gjendjen politike dhe ekonomike në Bosne dhe Rajon.

Rajoni të cilin e drejton Dodik asht nji nga entitetet autonome të Bosnës dhe mbështet qëndrimet e Rusisë dhe Serbisë në Ballkan.

 

 

Shperndaje në: