Reina: Po shkoj te nji prej ekipeve ma të mëdhaja n’botë

Pepe Reina ka konfirmue transferimin nga Napoli në Milan.

Portieri spanjoll ka falënderue ekipin nga San Paolo derisa ka ba të ditun se do të kalojë te ekipi rival nga San Siro.

“Kam me dashtë gjithmonë Napolin, ku kam dashtë me ja ba dhuratë Scudetton. Kanë qenë katër vjet të mrekullueshme”, u shpreh Reina për “Corriere dello Sport”.

“Kam me shkue në Milan, tash më pret nji tjetër përvojë e mrekullueshme, te nji prej ekipeve ma të randësishme në botë”, theksoi ai.

Shperndaje në: