Keni me u befasue me numrin e kosovarëve që hoqën dorë nga shtetësia

Numri i kosovarëve, të cilët po heqin dorë nga shtetësia po shejon rritje nga viti në vit.

Shqetësues asht se numri ma i madh i personave që heqin dorë nga shtetësia kosovare, janë kryesisht të ri, nga mosha 18 deri në 34-vjeçar.

Zavendësministri i Punëve të Mbrendshme, Izmi Zeka, ka deklarue për gazetën “Zëri” se numri i qytetarëve kosovarë që kanë heqë dorë nga shtetësia në periudhën e parë të këtij viti asht rritë i krahasuem me nji vit ma parë.

Simbas tij, veç për katër muejt e parë të vitit 2018, rreth 1700 kosovarë kanë heqë dorë nga shtetësia e Kosovës.

“Lidhur me pyetjen tuaj për numrin e shtetasve të Republikës së Kosovës që janë liruar nga shtetësia, me lejo të ju njoftojmë se mbi dyzetmijë (42.000) shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia që nga viti 2009 e këndej, ndërsa në periudhën janar-prill janë liruar 1648 persona”, ka thanë Zeka.

Shperndaje në: