Trump jep nji lajm për takimin me Kim Jong Un

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump, ka ba të ditun se takimi i tij i planifikuem me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ‘mundet me ndodh’.

“Na do të shohim se çka ka me ndodh. Jemi tue negocue me ta (Korenë e Veriut), mundet me ndodh takimi edhe me 12 Qershor. Duem që ky takim me ndodh”, ka thanë Trump, nji ditë mbasi ka anulue takimin e tij me Kim Jong Un.

Gjithashtu, Trump në profilin e tij në Twitter ka shkrue se negociatat me Korenë e Veriut janë “nji lajm i mirë”

Shperndaje në: