Mësohet se kush asht çika që kceu nga kati i 8’të i banesës në Prizen (foto)

Asht mësue identiteti i çikës që ka ba vetvrasje ditën e djeshme në qytetin e Prizrenit.

Ajo asht A.D., e cila i dha fund jetës tue kcye nga kati i tetë i nji ndërtese të pabanueme.

Indeksonline raporton se ajo ishte nga katundi Korish e Komunës së Prizrenit dhe vijonte mësimet në shkollën e mjekësisë në këtë qytet.

Ajo ishte shoqe klase me çikën tjetër, e cila javë ma parë gjithashtu vrau veten.

Persona të afërt me të dy shoqet, kanë thanë në kushte anonimiteti se vetvrasja e sotme ka mujt me pasë ndërlidhje me ngjarjen e parë tragjike.

Shperndaje në: