Harvey Weinstein lirohet me kusht për 1 milionë dollarë

Producenti i filmave në Hollywood, Harvey Weinstein, asht lirue me kusht për 1 milionë dollarë, mbasi u akuzue në New York për përdhunim dhe abuzime seksuale.

Weinstein, 66cvjeç, ra dakord me vnue gjurmuesin me GPS dhe me dorëzue pasaportën e tij mbas kthimit nga policia të Premten.

Ai mohon të ketë pasë marrëdhanie pa koncensusin e të dy palëve dhe avokati i tij thotë se ai do të shpallet i pafajshëm.

Aktorja Rose McGowan, e cila akuzoi Weinstein për përdhunim, tha për BBC se kjo ishte nji ditë ‘e mrekullueshme për të mbijetuemet’.

“Asht nji moment vërtet domethanës, asht nji shuplakë e vërtetë kundër abuzimit me pushtetin”, tha ajo.

Shperndaje në: