Hoxhaj: Qe çka duhet me qenë prioritet për Kosovën këtë vit

Për Kosovën këtë vit duhet të jetë prioritet liberalizimi i vizave e mandej institucionet do të duhej të angazhohen për aplikim për statusin e vendit kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian (BE).

Zavendëskryeministri Enver Hoxhaj, në nji intervistë për Ekonomia Online, ka thanë se aplikimi për statusin e kandidatit nuk mundet me u ba pa zbatue agjendën europiane të reformave.

Hoxhaj nuk asht i kënaqun me punën që asht ba deri tash sa i përket përmbushjes së obligimeve që institucionet kanë marrë.

Unë mendoj që vëmendja më 2018 duhet ta kem tek liberalizimi i vizave edhe pse liberalizimi i vizave nuk është agjendë evropiane e mirëfilltë. Ne duhet të shohim se si Kosova gjatë javëve të ardhshme të ketë një plan kohor se kur merret vendimi për liberalizimin e vizave kur hynë vendimi në fuqi që njerëzit të udhëtojnë pa viza drejt Evropës dhe këto do ta kenë vëmendjen kryesore”, ka thanë ai.

Simbas zavendëskryeministrit duhet me u ba punë konkrete në mënyrë që në fund të vitit të ketë nji vlerësim lidhun me atë se sa asht zbatue agjenda europiane e reformave.

Shperndaje në: