Vucic nuk ia arrin qëllimit, rrxohet dialogu i mbrendshëm për Kosovën

Drejtori i Forumit për Marrëdhanie Etnike, Dushan Janjic, ka deklarue se dialogu i mbrendshëm për Kosovën asht rrënue, sepse nuk asht arritë objektivi bazë i përcaktuem, me përfshimjen sa ma të gjanë të akterëve me idenë që të arrihet koncensus i përgjithshëm në zgjidhjen e çashtjes së Kosovës, tue shtue se para se Presidentit Aleksandar Vucic, asht nji detyrë e vështirë dhe se ka mbetë i vetmuem.

Në nji prezentim të raportit mbi monitorimin e dialogut të mbrendshëm për Kosovën, siç raporton VoA (edicioni në serbisht) Janjic ka thanë se dialogu i mbrendshëm në Kosovë, u rrënue për shkak se ai nuk solli te qëllimi, që ishte vendosë nga Vucic, kur ai e kishte fillue jo zyrtarisht rreth nji vit ma parë me nji tekst në media.

Simbas Janjicit, asht e vërtetë kur Vucic thotë, në fjalimin e tij me Raportuesin e Parlamentit Europian për Serbinë, David McAllister, se autoritetet serbe i pret nji proces i vështirë.

“Ai po përballet me nji rezultat në dialogun e mbrendshëm, i cili favorizon status quo’n ose ndamjen. Këto padyshim nuk janë opcionet që munden me kalue”, tha Janjic.

Shperndaje në: