Veseli takon zyrtarin e naltë amerikan (foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, asht takue në Tiranë me ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit për çashtje të stabilitetit dhe sigurisë, Peter Marocco, i cili po qëndron në Shqipni si pjesëmarrës në mëngjesin e lutjeve.

Kryeparlamentari Veseli ka diskutue me zyrtarin e naltë Amerikan, Peter Marocco, për zhvillimet politike në Kosovë dhe për bashkëpunimin Kosovë-SHBA.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës e ka informue zyrtarin e naltë Amerikan për të arritunat e shtetit të Kosovës, me theks të veçantë për procesin e integrimeve euro atlantike të vendit. Veseli tha se Kosova po luen nji rol të randësishëm për paqe, stabilitet dhe fqijësi të mirë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor.

Ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit për çashtje të stabilitetit dhe sigurisë, Peter Marocco, nga ana e tij ka thanë se mbështetja e Shteteve të Bashkueme të Amerikës për Kosovën do të vazhdojë dhe do të thellohet në të gjitha fushat.

Shperndaje në: