Foto e Era Istrefit pushton New York’un

Për herë të parë në historinë e futbollit, kangën zyrtare të kampionatit ma të randësishëm të këtij sporti, ka me knue nji shqiptare. Me siguri do të mbetet nji bashkëpunim historik ky i Era Istrefit me Will Smith dhe Nicky Jam, të cilët kanë me knue së bashku “Live It Up” në çeljen e Botnorit 2018 ne Rusi.

Për rreth nji muej, kangëtarja shqiptare ka me u ndigjue në çdo cep të globit dhe kjo po që asht arritje dhe sukses.

Era ka nda me njekësit e saj në instagram nji foto në të cilën shihet reklama e kangës “Live It Up” me foton e tre protagonistëve, në monitorin gjigand të “Times Square”.

Këtë monitor e nxajnë vetëm yjet ma të randësishme të botës, ndaj le të themi që Era ia doli.

Shperndaje në: