LDK-PDK-AAK-VV, bashkë në nji foto në Shqipni!

“Luftat” partiake mbrenda në Kosovë duket se janë të harrueshme për përfaqësuesit e partive politike kosovare në momentin kur përfaqësojnë vendin në shtete të tjera.

Kështu së paku duket edhe në vizitën e fundit që deputetë të partive kosovare kanë ba në Shqipni.

Donika Kadaj nga AAK, Blerta Deliu nga PDK, Saranda Bogujevci nga VV, Armend Zemaj e Arban Abrashi nga LDK janë ba bashkë për nji foto të rrallë, por të bukur.

Që të gjithë janë të ftuem në lutjet e mëngjesit në Tiranë, në të cilën ngjarje po marrin pjesë edhe nivele të nalta nga rajoni e bota.

 

Shperndaje në: