A asht PDK e gatshme për zgjedhje?

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) thojnë se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme. Madje, në partinë që udhëheq Kadri Veseli thojnë se kurdo që ato mbahen do të jenë fitues.

Por, deputetja e PDK’s, Ganimete Musliu, thotë se partitë e tjera nuk janë të gatshme që t’i hyjnë nji procesi zgjedhor.

“Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme sa janë partitë e tjera politike në Kosovë për të shkuar në zgjedhje dhe konsideroj që nesër nëse shkojmë në zgjedhje prapë se prapë PDK-ja do të jetë pjesë e Qeverisë dhe fituese e zgjedhjeve”, tha Musliu, për Ekonomia Online.

Simbas saj, partitë nuk i duen zgjedhjet në këtë periudhë për shkak se janë në procese zgjedhore të mbrendshme partiake.

Shperndaje në: