Mbetet e hapun mundësia për takimin Trump-Kim Jong-un

Nuk asht e qartë nëse ka me u zhvillue takimi i planifikuem mes udhëheqësit koreanoverior Kim Jong-un dhe Presidentit amerikan Donald Trump.

Zyrtarë të naltë të Shtëpisë së Bardhë u shprehën me optimizëm se mundet me u ringjallë mundësia për bisedime mbas nji përgjigje të papritun të Koresë së Veriut.

Presidenti amerikan Donald Trump ndryshoi tonin dje në mëngjes, vetëm 24 orë mbasi kishte njoftue tërheqjen nga bisedimet me Korenë e Veriut.

“Po flasim me ta dhe janë të gatshëm për bisedime. Dëshirojmë të realizohet. Do shohim si do shkojë”, tha Presidenti Donald Trump.

Presidenti Trump e anuloi papritun takimin mbas nji deklarate të Phenianit me kërcënime për nji luftë bërthamore.

 

Shperndaje në: