Ndërpriten punimet në rrugën Deçan- Plavë

Misioni i OSBE’s konfirmoi se punimet në ndërtimin e rrugës Plavë- Deçan janë ndërpre, mbas kërkesës së Manastirit të Deçanit dhe reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare.

Në nji komunikatë të l’shueme në mbramje, Misioni i OSBE’s tha se ka ndjek me shqetësim atë që Misioni tha se dukej të ketë qenë ndërtim ilegal i rrugës, që nga dita e djeshme, mbrenda Zonës Speciale të Mbrojtun (ZSM) të Manastirit të Deçanit.

“Ne e mirëpresim vendimin e marrë sot pasdite për t’i ndalur punimet në rrugë brenda Zonës. Monitorimi i Misionit të OSBE-së konfirmon se punimet në rrugë janë ndalur dhe makineria e rëndë është larguar nga Zona”, tha Misioni i OSBE’s në Kosovë në nji deklaratë.

“Ne rikujtojmë se çdo punim brenda ZSM-së duhet të bëhet në marrëveshje me Këshillin Implementues dhe Monitorues. U bëjmë thirrje të gjithë faktorëve për të kërkuar një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët në përputhje me ligjin e Kosovës dhe obligimet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Misionit.

Vendimi për ndaljen e punimeve asht përshëndet edhe nga Manastiri i Deçanit.

“Duke iu falënderuar iniciativate (të bashkësisë) ndërkombëtare, qeveria e Kosovës ka ndalur punimet e paligjshme në rrugën brenda Zonës së Mbrojtur dhe makineria e rëndë është larguar. SHpresojmë që qeveria e Kosovës në të ardhmen do t’i repsektojë ligjet e veta dhe obligimet ndërkombëtare”, thuhet në nji deklaratë të Manastirit të Deçanit të l’shueme në Twitter.

Gjatë ditës, komuna e Deçanit kishte reague ndaj nji kërkese të Manastirit të Deçanit për ndërpremjen e punimeve.

 

Shperndaje në: