Mobilizimi serb, përmes propagandës ndali punimet në rrugën Deçan-Plavë

Nji komunikatë për media gjatë ditës së djeshme e Kishës Ortodokse serbe ka ba që punimet në rrugën Deçan-Plavë me u ndërpre.

Në nji njoftim të kësaj kishe akuzohej Kosova se ka ndërhy në zonën e Manastirit, gjatë punimeve për rrugën Deçan-Plavë.

Nga disa fotografi nepër media, shihej se nga ajo zonë janë largue vetëm disa gurë të cilët kanë qenë rrezik për qytetarët.

Kështu ma s’paku ka thanë edhe Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Por mbramë misoni i OSBE’s nëpërmjet nji komunikate bani të ditun se për momentin punimet në atë zonë janë ndalue.

E gjithë kjo situatë erdhi mbas nji propagande të zakonshme nga serbët.

Për këto punime reagoi edhe Ministria e Kulturës atje, dhe drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Djuric.

Djuric madje e cilësoi këtë veprim si kërcënim ndaj shteti serb.

“Kjo situatë tregon pse manastiri i Deçanit është në listën e objekteve të rrezikuara”, tha Djuric.

Kurse Ministria e Kulturës në Serbi tha se po i përcjellë me shqetësim zhvillimet në këtë zonë, dhe kërkoi që punimet me u ndalë menjiherë.

“Ne kërkojmë që punimet në atë zonë të ndalohen pasi është objekt që mbrohet nga UNESCO, dhe faktorët ndërkombëtarë duhet të parandalojnë këto veprime”, thuhej në njoftim.

Kurse nëpërmjet nji komunikate reagoi edhe komuna e Deçanit e cila i cilësoi si të papranueshme pretendimet e serbëve. /lajmi.net

 

Shperndaje në: