Himni i Kampionatit prek 5 milionëshin për nji ditë, ky asht falënderimi i Erës (foto-video)

 

Era Istrefi ka qenë emni ma i lakuem në media gjatë këtyne ditëve.

Arsyeja për këtë asht suksesi që ka arritë me ba shqiptarja e vetme që knon kangën zyrtare të “Kampionatit Botnor”.

E publikueme dy ditë ma parë, kanga po pritet shumë mirë, ani pse ende nuk asht publikue versioni me videoklip.

Tashma “Live it Up” ka marrë mbi 6 milionë klikime në kanalin YouTube, por (dje) me të arritun shifrën 5 milionëshe për 24 orë, Era ju gëzue jashtë mase këtij suksesi.

“Live it Up mori 5 milionë klikime për një ditë. Kjo është krejt falë jush, nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm për gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Faleminderit. Nuk më pritet “Kupa Botërore”, ka qenë mbishkrimi i Erës.

Kujtojmë që Era Istrefi e knon “Live it Up” në duet me Will Smith dhe Nicky Jam.

 

Shperndaje në: