Meta dhe Donald Lu ia marrin valles, e ‘djegin’ me kangën e Baftjarit (video)

Dje në mbramje, Presidenti i Shqipnisë, Ilir Meta ka organizue nji darkë në ambientet e hotel Plazza në Tiranë me pjesëmarrësit në veprimtarinë “Mëngjesi i Lutjeve”, ndërsa ajo që ka tërheq ma shumë vëmendjen asht fakti se demokratët mbas protestës janë argëtue dhe ja kanë marrë valles.

Mund të themi me plot bindjen se politikanët shqiptarë nuk i kemi pa asnjiherë kaq të hareshëm.

Ambienti në Plazza, ku po organizohet ceremonia asht kthy në nji pistë kcimi, ndërsa politikanët nuk janë kursy hiq me kangë dhe valle.

Në videon e maposhtme shihen Presidenti Meta dhe Ambasadori amerikan Donald Lu teksa kcejnë kangën “Gëzuar Baftajr”, raporton Newsbomb.

Kujtojmë që dje u mbajt protesta e opozitës, protestë e cila u shoqnue dhe me shumë incidente, fakt që nuk i ka pengue politikanët shqiptarë me festue dhe gëzue në këtë aktivitet.

Shihni videon e maposhtme:

 

Shperndaje në: