Debat i ‘ashpër’ në mes Jovanovic dhe historianit serb për Kosovën! (video)

Lideri i Partisë Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanovic, ka pas nji përplasje të ashpër me historianin, Sasa Adamovic.

Jovanovic ka thanë se Serbia e ka humb luftën dhe Kosova asht e pamvarun.

Jovanovic dhe Adamovic në TV “Pink” kanë debatue për luftat në ish-Jugosllavi, Pamvarësinë e Kosovës dhe vrasjet politike në Serbi.

“Ju mua po më thoni se unë kam pranua pavarësinë e Kosovës. Kjo ka ndodhur. Kosova është e pavarur nga Serbia”, ka thanë Jovanovic, përcjell Telegrafi.

Ai e ka pyet historianin serb se “sikur tash persëri kishin me a dhanë Kosovën, ju nuk kishit me dërgue djalin tuej në kufi?”

“Ne kemi luftue dhe e kemi humb luftën. Kush asht për këtë përgjegjës. Kush e futi popullin në luftë me NATO’n”, ka pyet Jovanovic.

Debati u ashpërsue kur historiani Adamovic e konsideronte Slobodan Miloshevic’in të pafajshëm.

Jovanovic ju asht drejtue Saha Adamovic tue i thanë se ”po i përkrah dhe respekton kriminelët, siç janë Miloshevic e Karaxhic”.

Jovanovic i ka thanë historianit serb se duhet me u turpnue nga ajo që thotë.

“Kush vrau nëpër Serbi. Kush e vrau Ivan Stamboliqin. Kush e vrau Zoran Gjingjiqin?”,  ka pyet Jovanovic, tue akuzue historianin se po arsyeton krimin.

Lideri i Partisë Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanovic, ditë ma parë vizitoi Kosovën, ku zhvilloi takime me politikanë shqiptarë të Kosovës dhe pjesëtarë të shoqnisë civile.

 

Shperndaje në: