Për çka po ankohen tash deputetët e Kuvendit (video)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë hapsina të mjaftueshme për kryemjen e detyrave të tyne.

Të paktën kështu deklaruen disa nga deputetët e Grupeve Parlamentare (GP).

Në mungesë të tyne, të gjitha takimet e deputetëve bahen në zyre të Grupit Parlamentar apo edhe në hapsina të tjera të improvizueme.

Me zgjidhjen e kësaj çashtje, simbas shefit të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, duhet me u marrë kryetari i Kuvendit.

Ai tha se mungesën e hapsinave të Kuvendit e kanë ngrit disa herë edhe në Kryesinë e Kuvendit.

Shperndaje në: