Veseli e jep nji superlajm për liberalizimin e vizave (video)

Kadri-Veseli

Lidershipi kosovar pret nji lajm të mirë nga Brukseli në Qershor lidhun me liberalizimin e vizave.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në nji intervistë për ‘Ora News’, tha se vendimmarrja e BE’s duhet me qenë e drejtë dhe fer në raport me qytetarët e shtetit më të ri në Ballkan.

“Kosova tashmë e meriton liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës pa të drejtë janë të privuar për 8 vjet nga lëvizja e lirë. Ne presim vendimmarrje pozitive, e cila është ‘fair’ dhe e drejtë ndaj qytetarëve tanë. Kosova i plotëson të gjitha kushtet që janë teknike. Besojmë shumë se do të kemi vendimmarrje pozitive e cila është vendimmarrje e drejtë. Kemi parasysh dhe rreth 30- 40 kushte kemi plotësuar më shumë se secili vend i rajonit, ndërkohë që Kosova ballafaqohet ende me izolimin”, ka thanë Veseli.

Nëse dyert e BE’s mbyllen, për Veselin kjo kishte me qenë nji damkë edhe për ta.

“BE është duke kaluar një fazë skepticizmi brenda vetë vendeve që kanë krijuar BE, nuk është e mirë të ndëshkohet një popull siç është populli i Kosovës 1.7 milionë banorë, në të njëjtën kohë dhe të njëjtën kohë të jetë një shembull i skepticizmit brenda vetë BE. Do të ishte një damkë dhe për BE në kuadër të atyre vlerave që promovon. Ne jemi besues në BE, do të anëtarësohemi në BE, punojmë çdo ditë për pjesën e reformave por në të njëjtën kohë kërkojmë dhe mirëkuptimin dhe përkrahjen e BE si familja e madhe pretendojmë të jemi nesër ne”, deklaroi ai.

 

 

 

Shperndaje në: