‘TheSun’: Kush asht Dua Lipa, ylli në ngritje me prejardhje nga Kosova?

Kangëtarja fitoi dy çmime në “Brit Awards 2018” dhe këtu gjeni gjithçka që duhet me ditë për yllin në ngritje.

Dua Lipa asht tue ba emnin e vet në industrinë e muzikës dhe ka thy rekordet e saj të 2017’tës, tue fitue disa çmime në “Brit Awards 2018”, shkruen TheSun.

 

Kush është Dua Lipa?

 

Dua Lipa lindi në Londër më 22 gusht 1995 dhe mori pjesë në shkollën e teatrit, “Sylvia Young”, përpara se të kthehej në Kosovë me familjen e saj në vitin 2008.

Ajo vjen nga një sfond muzikor nga babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili ka qenë një këngëtar i rock-ut kosovar.

Me tu kthyer në Britani të Madhe në moshën 16 vjeç, ajo u përpoq të fillonte karrierën e saj si këngëtare.

Duke përdorur YouTube si një platformë që nga mosha 14 vjeçare, ajo u bë e njohur për këngët cover, përpara se të niste me krijimet e saj.

Cila ka qenë karriera e Dua Lipës deri më tani?

Në vitin 2015 ajo nënshkroi me Warner Bros, ndërsa më pastaj xhiroi dhe publikoi këngën e saj debutuese “New Love” dhe filloi të punonte rreth albumit të saj debutues.

Singli i saj i dytë i solli asaj sukses në gjithë Evropën, duke e renditur të njëmbëdhjetën në top 10 tabelat e kontinentit.

Megjithatë, suksesin më të madh e arriti me hitin e saj “Hotter Than Hell”, me të cilin mori famë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA.

Më 21 prill 2017, Dua publikoi “Lost in Your Light” në duet me Miguel, kurse pastaj në qershor të po të njëjtit vit u lansua edhe albumi i saj debutues.

Në fillim të dhjetorit  të vitit 2017 u zbulua se Dua Lipa ishte femra më e tranmetouar në Spotify në Britani, duke lënë pas edhe yjet Beyonce dhe Taylor Swift.

Ajo mori dy çmime në “Brit Awards 2018” dhe ishte e pranishme me një performancë në këtë event.

Cilat janë këngët më të suksesshme të Dua Lipës?

Be the One
Last dance
Hotter than hell
Blow Your Mind (Mwah)
Scared to Be Lonely
Lost in Your Light
New Rules
Homesick
IDGAF
A është Dua Lipa beqare?

Sa më shumë që është njohur për këngët e saj, Dua ka qenë gjithashtu e përfolur edhe për lidhjet e saj romantike.

“The Sun” pati zbuluar se ajo u nda me këngëtarin Paul Klein, me të cilin kishte filluar lidhjen në një koncert të saj në Hyde Park të Londrës, ku edhe kaluan Krishtlindjes së bashku.

Por, romanca mes tyre ka mbaruar dhe Dua tani është rikthyer tek kuzhinieri Isaac Carew, me të cilin ishte ndarë në vitin 2017.

Ndërsa, në ndejën e Brits, Dua ishte parë nga burime të “The Sun Online” teksa flirtonte me DJ Calvin Harris.

Çfarë fitoi Dua Lipa në 2018 Brit Awards dhe kë solli në skenë?

Dua Lipa mori çmimin e parë të ceremonisë, duke rrëmbyer “Best British Female” në 2018, e pastaj edhe “Best British Breathrough”.

Ajo kishte marrë në në skenë edhe vëllain e vogël, Gjinin dhe motrën Rinën, duke thënë se dëshiroi që edhe ata ta përjetonin këtë magji.

 

 

Shperndaje në: