Qeveria serbe i jep mbështetje Vucic’it lidhun me Kosovën

Qeveria e Serbisë i ka dhanë mbështetje Presidentit  Aleksandar Vucic, mbas deklaratës së kreut të shtetit se ka me luftue kundër mbajtjes së konfliktit të ngrimë me Kosovën, sepse nuk dëshiron lufta të reja.

Serbia duhet me ba gjithçka për me parandalue konflikte të reja me autoritetet e Prishtinës dhe Presidenti Aleksandar Vucic e ka mbështetjen e Ministrave të Qeverisë së Serbisë, sepse, siç thonë ata, tash ma s’paku ju duhen konfliktet dhe nji luftë për Kosovën, raporton gazeta serbe ‘Kurir.

Presidenti serb ma parë ka thanë se ka me ba çmos për me luftue ndaj qëndrimit të 80 për qind të popullatës, që mendojnë se Serbia duhet me mbajtë konfliktin e ngrimë, përcjell Telegrafi.

 

Shperndaje në: